Rrahu gruan në Dreams pjesëtari i FSK-së, i kërcënon edhe zyrtarët policorë kur i shkojnë në shtëpi

Qeveria kritikohet nga opozita për dialogun: Marrëveshja sa më shpejt, njohja e domosdoshme

Pjesëtari i FSK-së rrah gruan në Drenas, i kërcënon edhe zyrtarët policorë kur i shkojnë në shtëpi.

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar dje në Drenas, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Express.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i njëjti i ka kërcënuar edhe zyrtarët policorë dhe pastaj është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te familja e vajzërisë.

“Gllogoc 13.05.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhërat i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.