Rrëfehen Banorët e Gramshit në Shqipëri: Kemi parë UFO

Macron propozon union të ri politik për shtetet joanëtare të BE-së

Për ekzistencën e UFO gjithmonë është përfolur.

Fenomenet mbinatyrore i kanë intriguar gjithnjë njerëzit. E tillë ka ngjarja e ndodhur së fundmi në Topojan të Gramshit.

Banorët e këtij fshati janë të sigurt se janë vizituar nga UFO-t, të cilët më pas kanë lënë edhe shenjën e tyre nëpër toka.

Shenjat, sipas banorëve, janë disa rrathë në arën aty pranë për t’u zhdukur më pas.

Nuk dihet ende se si qëndron ky pretendim në raport me të vërtetën, megjithatë deklaratat e banorëve kanë shkaktuar mjaft interes në zonë duke bërë që atje të shkojnë edhe grupe xhirimi nga media të ndryshme.