Rreth 100 kërkesa për falje të dënimit, Presidentja Osmani s’e pranon asnjë

Pak para lindjes Genta publikon një foto në krah të burrit, fustani transparent qe ka veshur zbulon shumë

Burgjet e Kosovës janë të mbushur me mbi 1 persona të dënuar.

Mbi 1 mijë persona vuajnë dënimet nëpër burgje të Kosovës, të shpallur fajtorë për vepra të ndryshme penale.

Prej tyre, 96 të burgosur kanë kërkuar këtë vit që t`u falet pjesa e mbetur e dënimit.

Këtë e kanë konfirmuar për “Front Online” nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. “Nga fillimi i vitit 2021, e deri më tani kemi përcjellë në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë për procedure të mëtutjeshme 96 kërkesa”, thuhet nga SHKK.

Këto kërkesa shkojnë tek Presidenca.

Shefja e kësaj zyre, Vjosa Osmani është ajo e cila e gëzon të drejtën ekskluzive për pranimin ose refuzimin e tyre.

Deri tash ajo nuk e ka falë asnjërin prej të burgosurve që kanë kërkuar lirim.
“Deri tash nuk na ka ardhë konfirmimi se është pranuar ndonjë”, thanë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Njohësit e drejtësisë disa herë kanë potencuar se e drejta për falje është keqpërdorë nga presidentët.

Ndërsa, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 8 kërkesa janë proceduar në gjykatat kompetente për pezullim të ekzekutimit të dënimit.

Lajme me shume...