Rriten tensionet/ Aromë lufte, aeroplanë ushtarakë grekë provokojnë anijen, Turqia i kundërpërgjigjet me armë



Një nga katër aeroplanët luftarakë grekë që iu afrua anijes turke “TCG Çesme” në perëndim të ishullit Menos hodhi një fishek të rremë nga 2 milje detare largësi, sipas burimeve të sigurisë.

Anija turke ishte e angazhuar në aktivitete vëzhguese gjatë incidentit dhe pritet ta vazhdojë kërkimin në rajon deri më 2 mars, sipas orarit vjetor të aktivitetit detar, shkruan Anadolu Agency.

Burimet nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Turqi thanë se anija u është kundërpërgjigjur aeroplanëve që ishin duke fluturuar në lartësi prej 1.000 metrave.

Sistemi për plumba të rremë është i instaluar në shumicën e aeroplanëve luftarakë dhe përdoret për t’i mashtruar raketat që lëvizin sipas nxehtësisë.

Sipas agjencive turke tw lajmeve avionët luftarakë grekë ngacmuan anijen TCG Çesme, e cila kryen kërkime shkencore dhe teknike në fushën hidrografike në ujërat ndërkombëtare të Egjeut verior. Një nga 4 avionët luftarakë grekë që po i afroheshin anijes kërkimore të ngacmuar duke hedhur një gëzhojë plumbi 2 milje detare larg.

Ministri turk i Mbrojtes, Akar tha në një deklaratë mbi këtë çështje se “Ky është një nga ngacmimet e shpeshta të fqinjëve tanë grekë. Përgjigja e nevojshme u dha brenda kornizës së rregullave.”

Anija kërkimore TCG Çesme filloi kërkimet e saj shkencore dhe teknike në fushën hidrografike në ujërat ndërkombëtare të Egjeut verior.

Si pjesë e programit vjetor të aktivitetit të planifikuar, anija, e cila do të kryejë kërkime shkencore dhe teknike në Egjeun verior deri në 2 Mars, u ngacmua nga aeroplanët luftarakë Grekë.

Katër aeroplanë F-16 të Forcës Ajrore Greke iu afruan TCG Çesme në perëndim të ishullit Limni. Një nga avionët luftarakë i ngacmuar duke qëlluar me plumba manovre 2 milje detare nga TCG Çesme.

The post Rriten tensionet/ Aromë lufte, aeroplanë ushtarakë grekë provokojnë anijen, Turqia i kundërpërgjigjet me armë appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...