Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni, humbin jetën 5 pacientë


Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 5 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 807 raste të reja.

Nga 3 312 testime pozitiv me Covid kanë rezultuar 807 raste, prej të cilëve në Shkup-359, Kumanovë dhe Ohër – nga 38 secili, Kavadari, Strumica dhe Negotina – nga 36 secili, Gjevgjeli – 35, Tetovë dhe Prilep – 34 secili, Gostivar – 29, Manastir – 25, Veles – 24, Kriva Pallanka – 12, Kocani dhe Krushevo – 11 secili , Resnjë – 6, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë – 5 secili, Probishtipi dhe Bogdanci – 4 secili, Shtip, Dibër, Berovë dhe Demir Hisar – 3 secili, Delçevë dhe Radovish – 2 secili, Sveti Nikolla, Vinica, Kratova dhe Demir Kapija – për 1.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 314 pacientë të infektuar me Covid.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 104.548,prej të cilëve 92.189 janë shëruar, ndërsa 3.156 kanë ndërruar jetë.

The post Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni, humbin jetën 5 pacientë appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...