Rritja e rasteve me koronavirus, Komuna e Gjilanit ka një apel për qytetarët e saj


Në Gjilan është rritur numri i të infektuarve me koronavirus, apelohet për respektim të masave.

Në Komunën e Gjilanit ka rritje të numrit të infektuarve me koronavirus, ndërsa është bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID.

“Kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të reja pozitive dhe kjo dëshmon se virusi është ne mesin tonë. Andaj, apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Gjilanit, që është edhe udhëheqës i Komitetit për menaxhim dhe parandalim të COVID-19 në këtë komunë.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan kanë rezultuar 3773 persona me koronavirus, 3464 prej tyre janë shëruar, ndërsa 111 kanë humbur betejën me virusin. Janë 200 raste aktive, ndërsa 28 persona me COVID janë të hospitalizuar. Po ashtu janë në pritje të rezultateve 212 persona që janë testuar.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...