Rrjeti i Grave reagon për shkarkimin e Valdete Dakës


Rrjeti i Grave i reagon Vjosa Osmanit, kundërshtojnë shkarkimin e Valdete Dakës.

Rrjeti i Grave të Kosovës iu është bashkuar organizatave tjera të shoqërisë civile që kanë kundërshtuar vendimin që dje ka marrë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmni për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita që mbante tash e sa vite në krye të KQZ-së.

“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes këtij reagimi bashkohet me organizatat e tjera të shoqërisë civile për ta kundërshtuar vendimin e djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për shkarkimin e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka”, kanë thënë nga Rrjeti i Grave.

“Arsyet e dhëna për shkarkimin e Dakës nuk qëndrojnë, e për më tepër mveshin atë me disa përgjegjësi që nuk janë të sajat, apo vetëm të sajat. KQZ është organ i pavarur kushtetues dhe Kryetarja Daka është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote.Ndër arsyet e shkarkimit figurojnë edhe shkelja e të dhënave personale, si dhe problemet me listat e votuesve. Asnjëra nga këto të dyja nuk bien nën përgjegjësinë e Kryetares së KQZ-së, njëra është në fushëveprimtarinë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, kurse tjetra është përgjegjësi e Agjencionit për Regjistrim Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme.Po ashtu, sjellim ndërmend se ky vendim i Presidentes Osmani vie në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, dhe përveç që konsiderohet ndikim në punën e pavarur të KQZ-së, mund edhe të ndikojë në organizimin e mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”, thuhet tuje në njoftim.

“Gjithashtu, kujtojmë se para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale të shkurtit të vitit 2021, RrGK përmes një kumtese për media, bëri thirrje që ky proces të zhvillohej brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohej përmes rrugëve institucionale. Këtë thirrje po e përsërisim edhe sot, dhe atë jo vetëm për partitë politike, por për çdo figurë institucionale që mbi supe bart përgjegjësinë e përfaqësimit të unitetit të popullit, siç është roli i Presidentes së Kosovës.Gjersa jemi dëshmitarë të fuqizimit politik të grave në shoqërinë kosovare, RrGK do të vazhdojë përpjekjet e kahmotshme drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, si dhe do të kërkojë llogaridhënie për vendimet që prekin themelet demokratike mbi të cilat jemi duke e ndërtuar shoqërinë e shtetin tonë”, thuhet në reagimin e tyre.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...