“Rroftë Ballkani i Hapur”- Biznesmeni shqiptar shfaqet krah gazetares serbe: Kjo është mikesha ime Dragana, fëmijët i kemi në një shkollë

Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë së fundmi një mesazh pro Ballkanit të Hapur teksa shfaqet në krah të mikeshës së tij serbe, Dragana.

Luca shprehet se me Draganën njihet për shkak se fëmijët e tyre, studiojnë në një shkollë ndërsa e konsideron atë një nga urat më komunikuese mes njerëzve dhe shpirtrave. Ai thotë se Dragana është një nga luftëtaret më të zjarrta të Ballkanit të Hapur bashke me të.

“Përshëndetje. Këtu me Draganën. Është nga Serbia. Ka qenë konsulle në ambasadën serbe dhe gazetare për një nga agjencitë më prestigjozë ne Serbi. Radio televizioni serb njësoj si RTSH-ja jonë. Djali i Draganës me vajzën time Majën janë të dy në një shkollë prej tre katër vitesh.

Studiojnë bashkë, janë shumë shokë dhe për inerci dhe ne prindërit jemi bërë shumë shumë shumë shokë bashkë. Dragana është një grua e mrekullueshme, që e do shumë Shqipërinë.

Që e do shumë Serbinë. Ka qenë një nga urat më komunikuese mes njerëzve, mes shpirtrave dhe është një nga luftëtaret më të zjarrta të Open Ballkan bashkë me mua. Shumë respekt për të gjithë njerëzit me shpirtin e Draganës. Rroftë Ballkani i Hapur”, shpreh Gjergj Luca./Panorama.com.al (Ndiqni VIDEO)