Rukiqi tregon se a do të organizohen këtë vit ahengjet familjare

Infermieri kosovar bën një premtim publik: Kur virusi të kalojë do t’i ftoj të gjithë pacientët për kafe

Rukiqi flet për ahengjet familjare, a do të organizohen ato në këtë vit?

Për organizimin e ahengjeve, dasmave dhe dëmet ekonomike në zinxhirin e ofruesve të shërbimeve te lidhura me organizimin e tyre, ka folur kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në këtë vit nuk do të ketë dasma dhe ahengje familjare. Kështu deklaroi para pak ditëve ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në paraqitjen e tij duke shpjeguar masat lehtësuese.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se ka marrë shumë kërkesa për sqarime nga bizneset që organizojnë vente të tilla.

“Këto ditë kam pranuar dhjetëra kërkesa nga pronarë të sallave të dasmave, hoteleve, kompanive qe merren me dekorime, kreatore, shitës te veshmbathjeve, kompani qe organizojnë ngjarje, kameramanë, etj dhe dua t’i jap disa sqarime per pritjet qe mund t’i kemi ne raport me organizimet e dasmave dhe ahengjeve, sidomos për këtë vere. Organizimi i dasmave dhe ahengjeve pa dyshim është një nder hallkat e rëndësishme te qarkullimit monetar qe krijohet ne ekonominë tone, sidomos gjate muajve te verës, pasi qe ndërlidh mijëra kompani dhe individë te cilët një pjesë të konsiderueshme të stabilitetit financiar dhe mbijetesës në biznes, e kanë të lidhur me këto organizime. Pra nuk janë vetëm sallat e dasmave, por janë edhe tregtia me shumice, tregtia me pakice, patundshmëria, bizhuteritë, muzicientet, shërbimet estetike, sektori i veshmbathjeve, fotografet, kameramanët, etj”, ka thënë Rukiqi.

Kreu i OEK, tha se edhe një pjese e mirë e vizitave te diasporës është e lidhur me pjesëmarrjen ne ahengjet familjare, dhe se plani i largimit te masave kufizuese nuk e parasheh largimin e kufizimit për organizim te ahengjeve dhe dasmave ne 3 fazat e para, por as nuk nënkupton që në këtë faze ka vendim që nuk do të organizohen fare.

Ai tha se vendim do te këtë ne varësi te situatës epidemiologjike.

“Nëse situata epidemiologjike dhe masat përcjellëse, sidomos distanca sociale qe do te na përcjell për një kohe me te gjate, që praktikisht e pamundëson mbledhjen e një numri te madh te njerëzve ne një vend, atëherë duhet te ulemi me te gjithë akteret e lartcekur dhe te bëjmë një plan për: mundësitë e kompensimit te dëmeve, shtyrjen e kontratave me klientët, lehtësirat tatimore, programimet e borxheve re krijuara për kostot fikse, etj”, shtoi tutje ai.

Rukiqi thotë se, nga java tjetër do t’i takoj shume nga pronarët e bizneseve të tilla, për te diskutuar situatën e vështire nëpër te cilën po kalojnë dhe zgjidhjet alternative për çdo situate qe mund te krijohet.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !