Home / LIFESTYLE / Sa minuta duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’

Sa minuta duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’

Sa minuta duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’

Ushtrimi ‘plank’ me të vërtetë se funksionon. Në fakt, një studim i fundit, i kryer nga shkencëtarë prestigjiozë, ka zbuluar se ushtrimi ‘plank’ i ushtron muskujt e barkut në mënyrë më efektive sesa barkoret tradicionale dhe, ende më mirë, nuk jua dëmton shpinën.

Sidoqoftë, dilema kryesore rreth këtij ushtrimi është se sa gjatë duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’ gjatë stërvitjeve, transmeton KosovaToday.

Dhe, sipas studimeve të fundit, përgjigja mund të jetë e kënaqshme për shumicën.

Sipas profesorit dhe specialistit të shpinës, Stuart McGill, përgjigja është vetëm 10 sekonda.

McGill, në një intervistë për ‘The Telegraph’, ka thënë se do të korrni përfitime nga ky ushtrim edhe nëse i bëni tri intervale nga 10 sekonda, në vend se të qëndroni më gjatë.

Por, jo gjithkush pajtohen me këshillën e profesorit. Benji Tiger, trajner fitnesi, në një intervistë për ‘The Independent’ ka thënë se në pozitën plank duhet të qëndroni nga 30 sekonda deri në një minutë.

Por, sipas tij, nëse e bëni ushtrimin me intervale, atëherë mund të qëndroni në atë pozitë nga 20 sekonda secilin interval. /KosovaToday/

FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com August 15, 2019 2:53 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=460062
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Sa minuta duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’ Sa minuta duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’Rating: 4.8