Sa pagoi Shqipëria për 500 mijë dozat e vaksinës Pfizer? Ministrja Denaj bën deklaratën e prerë

Ministrja e Financave, Anila Denaj, është pyetur në emisionin “Open” se sa ka paguar Shqipëria për 500 mijë dozat e vaksinës së ka siguruar nga Pfizer.

Denaj u shpreh se nuk e kupton pse duhet të tregojë çmimin e një vaksine, pasi ajo ka thënë se flet për fonde buxhetore.

“Filloi në datën 11, janë gati 900 vaksina. Në nivel total që do të sillen 1.6 milionë, kemi buxhetuar një fond shtesë përfshirë edhe vaksinës, 500 mijë me Pfizer, 1.2 milionë brenda paketës Covax për 800 mijë persona. Brenda paketës prej 6 miliardë lekësh është. Fondi i Ministrisë së Shëndetësisë është 6 miliardë lekë me prioritet vaksinën. Përse duhet të flasim për koston e një vaksine?! Po flas për fonde buxhetore, Nëse do të duhet më shumë do të japim më shumë”, tha Denaj.

The post Sa pagoi Shqipëria për 500 mijë dozat e vaksinës Pfizer? Ministrja Denaj bën deklaratën e prerë appeared first on Zonë E Lirë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !