Saimiri e eleminoi, habit Ariana: “Janë disa arsye të tjera pse ai më largoi”

Të hënën Saimiri eleminoi Arianën nga “Love Story”, duke u shprehur se mes tyre ka vetëm tërheqje fizike. Së fundmi, në një intervistë për “Daily Love Story” Ariana u shpreh se e dinte që do largohej.

Ajo ka treguar se ekzistojnë disa arsye të tjera pse Saimiri mori këtë vendim, të cilat i dinë vetëm ata të dy.

“Janë disa arsye që vetëm unë edhe ai i dimë, nuk dua t’i ndaj me publikun, por dua të them që mund të ishte edhe arsyeja që tha ai (patëm vetëm tërheqje fizike)…Nuk më ka dhënë mundësinë që të më njihte më tepër, të njihte botën time të brendshme apo jetën time reale, nuk donte dhe kjo ishte e gjitha. Më kanë ngelur shumë gjëra peng që do të doja t’ia them, por nuk do ia them. Dua që nesër, pasnesër, ai ta kuptojë vetë çdo gjë”, është shprehur Ariana.

The post Saimiri e eleminoi, habit Ariana: “Janë disa arsye të tjera pse ai më largoi” appeared first on Zonë E Lirë.