Sali: Hemofiltrimi në Klinikën “Zhan Mitrev” është përdor si trajtim “magjik”

Danillovski: Jemi para valës së re të coronavirusit

Një komision ekspertësh do të japë shpjegim përfundimtar se kur është përdorur metoda, bazuar në dokumente, tha ministri Sali në podkastin e mbrëmjes së djeshme “Biseda në redaksi“.

Reagimet e opinionit pas publikimit të dokumentarit “Gjaku i papastër” nga Laboratori Hulumtues i Reporterëve (IRL), nuk kanë të ndalur. Dokumentari hedh dyshime punën e klinikës private “Zhan Mitrev”. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në podkastin e sotëm ”Bisedë në Redaksi“ thotë se hemofiltrimi në klinikë ishte përdorur si trajtim “magjik” për çdo problem në organizëm.

“Një komision ekspertësh do të japë shpjegim përfundimtar kur është përdorur metoda, bazuar në dokumente.”

“Gjaku i papastër” dhe funksionimi i Spitalit Klinik “Zhan Mitrev” ndezi pasionet në debatin e mbrëmshëm në emisionin Klik Plus në TV 21. Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së vlerësojnë se që ky rast është e nevojshme të diskutohet në Kuvend.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski tha se janë duke i shqyrtuar dhe kontrolluar të gjitha opsionet për të dorëzuar iniciativë në Kuvend për organizimin e seancës mbikëqyrëse.

“Ne po mendojmë dhe po i shqyrtojmë opsionet për të ngritur një iniciativë. Është nivel më i lartë se dëgjim publik sepse ne besojmë se duhet të jetë prezent ministri, të vijë edhe pronari i klinikës dhe të vijnë të gjithë palët e interesuara, pse jo edhe Prokuroria dhe të përgjigjet pse, nëse kanë pasur parashtresa nga qytetarët që ka pasur aktivitete, të cilat kanë qenë të paligjshme dhe jo etike në fund të fundit, nuk kanë reaguar”, theksoi Bojan Stojanoski.

Edhe deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, thotë se do të insistojnë që të organizohet seancë, por nuk duan që ky rast të politizohet.

“Ne do të përfshihemi në një debat të tillë, sigurisht që shteti i së drejtës, sistemi i subordinimit, koordinimi në shoqëri duhet të funksionojë. Me sa pamë në vetë mediat tashmë është ngritur një rast nga Prokuroria Publike dhe i bëjmë thirrje si deputetë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më dinjitetshme dhe profesionale. Mirëpo, kjo çështje nuk duhet politizuar në asnjë rast, sepse është një temë shumë e ndjeshme, një jetë e humbur njerëzore, prandaj duhet të funksionojë sistemi, Prokuroria Publike dhe ne si deputetë do të jemi një vlerë e shtuar në gjithë këtë çështje”, thotë Martin Kostovski.

Nga klinika, me komunikatë, porositën se i inkurajojnë të gjitha autoritetet inspektuese që të kryejnë kontrollet e nevojshme.

“Do t’u dorëzohet i gjithë dokumentacioni që e kemi në dispozicion, në mënyrë që organet kompetente profesionale të hedhin poshtë të gjitha pavërtetat dhe nebulozat që u shfaqën në opinion”,theksojnë nga “Zhan Mitrev”.

Ndryshe, në komunikatën nga “Zhan Mitrev”, që u publikua në ueb faqen e tyre dhe në rrjetin social Facebook, thuhet se në Spitalin klinik nuk janë bërë testime klinike, ndërsa publikimi i botuar nuk është dhe nuk mund të përfaqësojë testim klinik. Në fakt, është një punim shkencor me rezultate të sublimuara laboratorike dhe përvoja të përdorimit të kësaj metode trajtimi.

“Në objektin tonë shëndetësor janë trajtuar një numër i madh i pacientëve nga KOVID-19 dhe vetëm te disa prej tyre është përdorur hemofiltrimi, sipas vlerësimit të mjekëve përgjegjës për secilin rast të veçantë. Pacientëve të cilët nuk janë nënshtruar në hemofiltrim u janë kthyer paratë e parapaguara për hemofiltrim, për të cilat ka dokumentacion të rregullt kontabël. Vërtet nuk e kuptojmë pse nuk shkruhet për të gjithë ata pacientë të shëruar me sukses nga KOVID-19 që u pranuan me tablonë më të rëndë klinike dhe pikërisht për shkak të trajtimit me hemofiltrim u shpëtoi jeta”, shtohet në komunikatën nga “Zhan Mitrev” dhe shtohet se Spitali Klinik ka 22 vite që funksionon në përputhje me ligjet dhe rregulloret e këtij vendi dhe do të vazhdojë të funksionojë ashtu.