Salihamidzic e vizitoi në Mallorca, Lewnadowski merr këtë vendim

Maldini planifikon shkëmbimin e madh

Bayern Munich e kanë vizituar atë në Mallorca, ku ai është në pushime

Bayern Munich ende është i bindur që Robert Lewandowski se do të respektojë kontratën e tij me klubin gjerman dhe ai të jetë në skuadër deri më 30 qershor 2023, por sulmuesi mendon ndryshe dhe dëshiron që ti bashkohet Barcelonës.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka treguar se ai ende është i përkushtuar për ta mbajtur Lewandoswkin në klub deri në verë, teksa ai ka shkuar që të takohet me polakun sy me sy.

Sipas një raporti nga Sky Germany, që e transmeton GazetaExpress, Salihamidzic ka udhëtuar në shtëpinë e pushimeve të sulmuesit në Mallorca me qëllim që ta bind atë që të ndryshojë mendjen e tij.

Megjithatë, ishte një takim që nuk pati efektin e dëshiruar, pasi që ish lojtari i Dortmundin është i prirë të largohet dhe t’i bashkohet Barcelonës.

Lewandowski tashmë ka theksuar në një rast që ai është i gatshëm që t’i jap fund kohës së tij në Bayern, sipas Bild, ai përsëri ka kërkuar nga klubi gjerman që t’ia mundësojnë largimin.

Maldini planifikon shkëmbimin e madh

Bayern Munich ende ka besim në Lewandowski

Bayern nuk dëshiron që të ndahet nga sulmuesi i tyre, të cilit ende ia besojë vijën e tyre frontale.

Lewandowski ka qenë qendër e sulmit të skuadrës bavareze prej që ai i është bashkuar Dortmundit më 2014.

Ai ka shënuar 238 gola në 253 paraqitje dhe tashmë e ka çimentuar vetën si legjendë te të gjitha kohërave të Bayernit.

Në moshën 33 vjeçare, duket se ai ka vendosur të largohet definitivisht për një sfidë të re dhe me një vit kontratë nga marrëveshja e tij ai beson se do të largohet.

Barcelona e dëshiron Lewandowskin

Barcelona është skuadra që është lidhur më së shumti me kalimin e tij, por edhe Chelsea është në element pasi që ata shumë shpejt do t’i ndajnë rrugët me Romelu Lukaku.

Për Barcelonën, transferimi i tij ka të bëjë me financa të klubit, kurse gjatë verës ata do të sjellin edhe Andreas Christensen dhe Franck Kessie.