Santiago Bernabeu është stadiumi më magjik në botë – ja pse

Barcelona po ‘peshkon’ te Chelsea, dy yje në radarin e Xavit

Video e fundit e stadiumit “Santiago Bernabeu”: Aty mund të zhvillohet futbolli, tenisi, basketbolli, ndeshjet e NFL, turnet e eSports dhe koncertet.

Real Madrid ka postuar një tjetër video të jashtëzakonshme që tregon se si do të duket “Santiago Bernabeu” i rinovuar dhe gjithashtu se si Los Blancos po planifikojnë të përfitojnë nga sistemi i ri i fushës që lëvizë.

Klubi është i gatshëm të përdorë stadiumin Bernabeu si një terren me shumë qëllime, pasi cili mund të presë ndeshjet e basketbollit, tenisit dhe ato të NFL.

Po ashtu stadiumi mund të përdoret edhe për koncerte, ekspozita dhe ngjarje të të gjitha llojeve.

Real Madridi u rikthye në stadiumin e tij këtë sezon pas një viti e gjysmë duke luajtur ndeshjet e tij me dyer të mbyllura në “Alfredo Di Stefano”.

Edhe pse u kthye në stadium, punimet për rinovimin e Bernabeu nuk kanë përfunduar ende.

Është instaluar një sistem i ri fushe me lëvizje dhe do t’i japë Real Madridit mundësinë për të ruajtur dhe mirëmbajtur barin në një garazh nëntokësor, ndërkohë që ngjarje të tjera zhvillohen në stadium.

Lajme me shume...