Sardenja bëhet ‘zonë e bardhë’/ Rajoni i parë i Italisë që ‘shpëton’ nga Covid 19


Sardenja bëhet rajoni i parë i Italisë që hyn në të ashtuquajturën “zonë e bardhë”, e krijuar nga ministri i shëndetësisë Roberto Speranza brenda dispozitës që përcaktonte ngjyrat për të gjitha zonat e tjera të vendit në varësi të situatës epidemiologjike.

Të dhënat pozitive do të mundësojnë reduktimin në minimum të masave kufizuese për banorët e ishullit: praktikisht në fuqi do të mbeten vetëm mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe detyrimi i higjienës.

Duke filluar nga 1 marsi, të gjithë në këtë rajon do të jenë të lirë, thonë autoritetet ne vendin fqinj. Sardenja ecën kështu kundër trendit krahasuar me pjesën tjetër të Italisë, ku rritja e infeksioneve ka detyruar shtrëngimin e masave kundër pandemisë dhe vendosjen e shumë zonave në brezin portokalli ose të kuq.

Të dhënat e shqyrtuara nga dhoma e kontrollit të ministrisë, rezultojnë te kenë qenë vendimtare. Për të tretën javë radhazi, incidenca e rasteve në Sardenjë mbeti nën 50 për 100,000 banorë, madje në periudhën e fundit të monitorimit kjo shifër zbriti në 29, ndërsa R-ja, numri i riprodhimit të virusit, është gjithashtu më i ulëti në të gjithë Italinë./TCH

The post Sardenja bëhet ‘zonë e bardhë’/ Rajoni i parë i Italisë që ‘shpëton’ nga Covid 19 appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...