SBASHK-u do të dërgojë në pushime në bregdetin shqiptar 450 anëtarë

Ky  investitor i madh  pritet të i jep shpresë ekonomisë së Kosovës

Sezoni i verës tashmë ka filluar.

Këtë verë 450 anëtarë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) do të pushojnë në bregdetin shqiptar.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga SBASHK-u, me ç’rast u shprehen se po e vazhdojnë traditën e dërgimit për pushim punëtorët e arsimit.

273 prej tyre janë nisur gjatë ditës së sotme, ndërsa 172 të tjerë do të shkojnë më 26 qershor.

“Duke respektuar angazhimin e përkushtimin e të punësuarve në arsim që nga çerdhet e deri në universitet dhe të atyre në shumë nga institucionet e kulturës, SBASHK bazuar në mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion edhe këtë vit po vazhdon me traditën e dërgimit në pushime meritore në bregdetin shqiptar të një numri të konsideruar të anëtarëve.

Ky aktivitet ka nisur të hënën e 20 qershorit me 273 pushues nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe nga Universitetet e Kosovës e për të vazhduar me 172 pushues të tjerë më 26 qershor”.

SBASHK-u ka bërë të ditur se këta pushues janë përzgjedhur nga institucionet arsimore e të kulturës në bazë të kritereve të përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.

“Grupi i parë i pushuesve është vendosur në Kompleksin Hotelier e Turistik “Bonita” dhe kanë filluar shoqërimin me valët e qeta të detit shqiptar. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri tregon se bazuar në buxhetin për pushim e rekreacion është përcaktuar që në çdo 60 anëtarë të përzgjidhet një pushues dhe këtë e kanë bërë shoqatat sindikale që këtë vit e kanë pasur radhën të bëjnë këtë përzgjedhje”.

“Ai shprehet i bindur se falë angazhimit të përgjegjësve, qëndrimit të dinjitetshëm të pushuesve dhe mikpritjes së pronarit dhe stafit të “Bonita” të 450 pushuesit e përzgjedhur do të kalojnë momente të paharruara në bregdetin shqiptar. Momente të bukura gjatë gjithë këtij aktiviteti u ka dëshiruar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili ka ardhur të ndaj momente të bukura me anëtarët e përzgjedhur për pushime duke deklaruar se krahas pushimit e rekreacionit do të organizohen edhe tryeza e debate për çështje arsimore e sindikale”, thuhet në komunikatë.