SBASHK-u i përgjigjet zëvendësministrit: Nëse s’rriten pagat do të ketë grevë

Protesta e PSD-së për rrymën, Haki Abazi e lidh me Rusinë

SBASHK-u i reagon zëvendësministrit Pupovci.

Sindikata e Arsimit përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjini Pupovci, i cili ka thënë se aprovimi i Ligjit të pagave nuk do të thotë edhe ngritje e tyre.

SBASHK-u ka paralajmëruar se nëse nuk përfillen kërkesat e tyre do të ketë veprime sindikale përfshirë edhe grevë në tërë sistemin arsimor, raporton Gazeta Express.

“Deklarata e Pupovcit se Ligji i ri i pagave nuk sjell lëvizje pozitive në paga urojmë të jetë vetëm deklarim i tij, në të kundërtën, nëse vërtetë grupi punues i Ministrit Sfeçla dhe Qeveria Kurti po përgatitin një ligj të tillë që nguros pagat ekzistuese pa bërë lëvizjet e duhura pozitive në to, atëherë këtë farë ligji le ta mbajnë për vet. SBASHK –u do të angazhohet që përmes përfaqësuesit të vet në takimet me grupin punues me dialog të arrij të prezantoj propozimet konkrete dhe që ato të përfillën e të jenë në versionin final të këtij ligji. Nëse kjo nuk përfillet, atëherë Ministre Nagavci, ky nuk është as shantazh e as kërcenim, por alarm e paralajmërim me kohë se SBASHK do ta respektojë zërin dhe vullnetin e anëtarësisë dhe se do të kemi veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor”, thuhet në reagim.

Reagimi i SBASHK:

SBASHK- Nëse Ligji i pagave nguros pagat ekzistuese do të ketë grevë

Këtyre ditëve kur punëtorët arsimorë dhe nxënësit po sfidohen nga pandemia dhe po përballën me shtim të vazhdueshëm të numrit të të prekurve nga Covid ata kanë nevojë për mbështetje e fjalë entuziazmi nga MASHTI dhe nga prindërit e opinioni në tërësi me qëllim që ata të ndjejnë këtë mbështetje e të vazhdojnë në misionin e tyre për arsimimin e edukimin e brezave. Mirëpo në vend të kësaj zëvendësministri Dukagjin Pupovci po kujdeset të dërgoj mesazhe stresi e që krijojnë tensione dhe mobilizim për veprime sindikale. Një mesazh i tillë erdhi nga zëvendësministri Pupovci edhe së fundi kur ai u mor me Ligjin e pagave duke deklaruar se aprovimi i këtij Ligji nuk do të thotë edhe ngritje e pagave. Ai,edhe më shumë se kjo, mundohet të krijojë frikë te të punësuarit në arsim duke deklaruar se na qenkan më shumë se 1000 punëtorë arsimorë që shteti po i mbanë nga mëshira në punë sepse gjoja ata qenkan të tepërt. Kjo deklarata e dytë lexohet si presion se po vazhduam ta ngritim zërin me kërkesat legjitime 1000 e më shumë punëtorë arsimorë do të hedhën në rrugë, por kjo hedhje në rrugë e njerëzve që me dekada punojnë në arsim nuk është punë që bëhet.

Deklarata e Pupovcit se Ligji i ri i pagave nuk sjell lëvizje pozitive në paga urojmë të jetë vetëm deklarim i tij, në të kundërtën, nëse vërtetë grupi punues i Ministrit Sfeçla dhe Qeveria Kurti po përgatitin një ligj të tillë që nguros pagat ekzistuese pa bërë lëvizjet e duhura pozitive në to, atëherë këtë farë ligji le ta mbajnë për vet. SBASHK –u do të angazhohet që përmes përfaqësuesit të vet në takimet me grupin punues me dialog të arrij të prezantoj propozimet konkrete dhe që ato të përfillën e të jenë në versionin final të këtij ligji. Nëse kjo nuk përfillet, atëherë Ministre Nagavci, ky nuk është as shantazh e as kërcenim, por alarm e paralajmërim me kohë se SBASHK do ta respektojë zërin dhe vullnetin e anëtarësisë dhe se do të kemi veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor.