Sekreti për vaksinën/ Rusia dhe Irani, sulme kibernetike ndaj universiteteve britanike

Fotot/ Si zbulohet Covid 19 nga shenjat në lëkurë dhe gishtat e këmbës

Fotot/ Si zbulohet Covid 19 nga shenjat në lëkurë dhe gishtat e këmbësInstitutet britanike që po punojnë për një vaksinë kundër coronavirusit, janë sulmuar në mënyrë kibernetike nga Rusia dhe Irani.

Hakerët e lidhur me këto shtete armiqësore, i sulmuan universitetet e Britanisë së Madhe në përpjekje për të vjedhur sekretin, që më pas të prodhonin vet vaksina dhe komplete testimi, ndërsa shënjestër e tyre kanë qenë edhe shkencëtarë dhe mjekët që e studiojnë këtë virus, transmeton Telegrafi.

Shefat spiunë në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike i kanë quajtur sulmet ‘plotësisht të dënueshme’ dhe konfirmuan se po punojnë gjatë tërë kohës, për të luftuar kërcënimin në internet.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur në të gjeturat e hulumtuesve britanikë, për të luftuar virusin, hakërët kanë provuar të hynë në e-mailat dhe serverët e universiteteve dhe qendrave shkencore.

“Duket se ata janë duke dashur që të vjedhin informacion, për formën se si ne do t’i kundërpërgjigjemi coronavirusit”, raporton Mail on Sunday, shqetësimet e udhëheqësve të universiteteve.

Mirëpo, duhet thënë se asnjë prej sulmeve të deritanishme nuk ka qenë aq serioz, sa të arrinte të vidhen të dhëna të rëndësishme, apo të shkaktonte pasoja serioze në teknologjinë që shfrytëzohet për hulumtime.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !