SHBA/ 5 vjeçari në timon ndalohet nga policia në autostradë, po shkonte të blinte një Lamborghini

Një 5 vjeçar u ndalua nga policia në shtetin amerikan të Utah-it, në makinën e prindërve të tij.

Policia amerikan nuk u besoi syve kur u afrua në dritaren e shoferit dhe pa fëmijën në timon.

Atij i kishte bërë përshtypje mënyra se si makina lëvizte dhe e ndoqi e i kërkoi të ndalte.

Kur e pyeti fëmijën se ku po shkonte, ky i fundit i tha se ishte nisur drejt Kalifornisë.

Dhe kjo sepse dëshironte që të blinte një Lamborghini.

Pesë vjeçari, të cilit i pëlqejnë makinat luksoze, kishte bërë fjalë me të ëmën se ajo kishte refuzuar t’ia blinte makinën. Kështu ai kishte marrë mjetin e ishte nisur vetë, me vetëm 5 dollarë në xhep.

Në lidhje me këtë rast, policia tha se nuk kishte menduar një dënim, e megjithatë duket se një natë pa ngrënë darkë, ai do të duhet ta kryejë për gabimin.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !