SHBA miraton vaksinën e ‘Johnson & Johnson’, ja avantazhet në krahasim me Pfizer e Moderna


Rregullatorët e SHBA-së kanë miratuar zyrtarisht vaksinën “Johnson & Johnson” të koronavirusit, vaksina e tretë e autorizuar në vend.

Vaksina thuhet se do të jetë një alternativë me më pak kosto, në karahasim me dy vaksinat e tjera, të Pfizer dhe Moderna dhe mund të ruhet në një frigorifer normal dhe jo në temperatura ekstrem të ftohta.

Kompania ka rënë dakord të sigurojë SHBA me 100 milion doza deri në fund të qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion të publikut amerikan që nga java tjetër.

Mbretëria e Bashkuar, BE dhe Kanadaja gjithashtu kanë porositur doza, dhe 500 milion doza janë porositur përmes skemës Covax për të furnizuar kombet më të varfra.

Agjencia Evropiane e Barnave mund të miratojë vaksinën për BE në fillim të marsit, tha të Ministri Francez i Industrisë Agnès Pannier-Runacher.

The post SHBA miraton vaksinën e ‘Johnson & Johnson’, ja avantazhet në krahasim me Pfizer e Moderna appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...