Home / SHENDETESIA / Nëse fyti assesi nuk ju shërohet, mbase është fjala për sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse

Nëse fyti assesi nuk ju shërohet, mbase është fjala për sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse

Nëse fyti assesi nuk ju shërohet, mbase është fjala për sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Dhembja e vazhdueshme e fytit dhe ngjirja e zërit mund të jenë sinjal për diçka shumë më të rrezikshme se ftohja dhe gripi

Mjekët pacientëve të cilët vuajnë nga dhembja konstante e fytit, bashkë me gulçimën, problemet të cilat kanë të bëjnë me përpirjen, do të duhej t’ua ngrinin alarmin për kancer, thekson hulumtimi më i ri., transmeton Telegrafi.

Aktualisht, pacientët me ngjirje të vazhdueshme apo me gungë të pashpjegueshme në qafë u nënshtrohen testeve për kancer të fytit dhe laringut.

Laringu është pjesë e fytit e vendosur në hyrje në gabzherr i cili na ndihmon që të marrim frymë dhe të flasim.

Deri te kjo njohuri ka arritur hulumtimi i Universitetit Exeter, hulumtuesit e të cilit kanë vëzhguar kartonët e pacientëve të më shumë se 600 ordinanca mjekësore dhe kanë kontrolluar 806 pacientë të cilët kanë qenë të sëmurë nga kanceri i laringut.

Udhëheqësja e studimit, dr. Elizabeth Shepard,ka deklaruar që ky është shikim i parë serioz në të gjitha simptomat të cilat janë të rëndësishme për këtë lloj kanceri.

– Rëndësia e këtij studimi qëndron në faktin që ngjirja ka të bëjë me kancer të laringut, ndërkaq rreziku për sëmurje shtohet dukshëm kur kombinohet me dhembjen e thatë të fytit, thotë ajo.

Kanceri i laringut

– Më i shpeshtë te meshkujt
– Është i lidhur me konsumimin e alkoolit dhe duhanit
– Diagnostikimi i hershëm shton shanset për shërim ose kontrollim të sëmundjes
– Nëse kanceri është në fazë avancuese, laringu eliminohet me intervenim kirurgjikal
– Këta pacientë më kurrë nuk do të jenë në gjendje të marrin frymë dhe të flasin në mënyrë normale
– Do të marrin frymë nëpërmjet vrimës në qafë dhe do të kenë nevojë për tretman të veçantë në mënyrë që të kthejnë zërin. /Telegrafi/

Nëse fyti assesi nuk ju shërohet, mbase është fjala për sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 14, 2019 10:12 am ne link https://kosovatoday.com/?p=424624
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Nëse fyti assesi nuk ju shërohet, mbase është fjala për sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse Nëse fyti assesi nuk ju shërohet, mbase është fjala për sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëseRating: 4.8