Home / SHENDETESIA / Rrjetet sociale po jua prishin lidhjen – thonë ekspertët
Rrjetet sociale po jua prishin lidhjen – thonë ekspertët

Rrjetet sociale po jua prishin lidhjen – thonë ekspertët

Rrjetet sociale dinë të jenë shumë të mahnitshme. Ato janë shtëpi e grupeve të ndryshme, blogjeve të ushqimit, etj.

Të qenit të ekspozuar ndaj imazheve të ndryshme, vendeve, ideve dhe njerëzve përmes lenteve të aplikacioneve si Facebook-u dhe Snapchat-i mund të na inspirojë neve dhe të na zgjerojë pikëpamjen, por rrjetet sociale mund të jenë edhe thikë me dy teha, transmeton Telegrafi.

Rrjetet sociale po jua prishin lidhjen – thonë ekspertët

Kostoja e inspirimit dhe argëtimit mund të jetë shumë e madhe; aplikacionet e rrjeteve sociale mund të krijojnë standarde joreale dhe të na bëjnë të kemi më pak vetëbesim.

Ky trend është i vërtet edhe kur bëhet fjalë për martesën apo lidhjen tonë.

Bianca Rodriguez, terapiste e licencuar e martesave dhe familjeve, thotë se gjëja më e rëndësishme duhet të mbani mend kur shfletoni në rrjete sociale është ta keni parasysh se nuk është gjithçka e vërtetë.

Një foto mund të vlejë mijëra fjalë, por ndonjëherë as mijëra fjalë nuk e përshkruajnë të gjithë historinë. Shumica prej nesh e dimë se rrjetet sociale s’janë realiteti, dhe Rodriguez i inkurajon të gjithë ta kenë parasysh këtë.

“Pavarësisht sa i përsosur mund të duket portreti juaj familjar në internet, të gjithë e dimë se ekziston një histori me telashe prapa atij portreti”, na rikujton ajo.

Dhe problemi tjetër është se rrjetet sociale i nxisin njerëzit ta krahasojnë veten me miqtë e tyre që i kanë në rrjete sociale, gjë e cila shpie në pasiguri dhe dëshira joreale.

Kështu, thotë ajo, është mirë që shpeshherë t’i shmangni rrjetet sociale dhe të reflektoni në pasiguritë dhe dëshirat për lidhjen tuaj.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 14, 2018 3:11 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156824
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Rrjetet sociale po jua prishin lidhjen – thonë ekspertët Rrjetet sociale po jua prishin lidhjen – thonë ekspertëtRating: 4.8