Home / SHENDETESIA / Ushqimi që duhet ta shmangni në drekë
Ushqimi që duhet ta shmangni në drekë

Ushqimi që duhet ta shmangni në drekë

Ushqimi që duhet ta shmangni në drekë
Ushqimi që duhet ta shmangni në drekë
Me siguri keni dëgjuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme – por a keni dëgjuar se edhe dreka mund të ketë rol të madh në ditën tuaj?

Zgjedhni kombinimin e duhur dhe tërë ditën do të jeni energjik. Megjithatë, nëse zgjedhni kombinimin e gabuar, ju mund të mbetni tërë ditën të lodhur, të rraskapitur dhe të uritur para se të kalojnë dy orë nga hera e fundit që keni ngrënë, transmeton Telegrafi.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë, ekspertët kanë treguar për një ushqim të cilin shumica e konsumojnë në drekë, e që nga tani duhet të fillojnë ta shmangin.

USHQIMI QË DUHET SHMANGUR: BUKA E BARDHË

Nëse e mbushni sandviçin me përbërësit e duhur, ai mund të jetë i shëndetshëm dhe tejet i shijshëm si pjesë e shujtës së drekës. Por zakonisht nuk ndodh kjo, e veçanërisht kur nuk keni shumë kohë në drekë.

Kësisoj, ju zgjedhni bukën e bardhë si pjesë të shujtës së drekës, dhe nga tani duhet ta shmangni këtë.

Me shumë pak fibra dhe indeks të lartë glicemik (GI), buka e bardhë priret t’jua rritë sheqerin në gjak.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të zgjidhni bukë tërshëre të cilat janë të mbushura me fibra.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ushqimi që duhet ta shmangni në drekë Ushqimi që duhet ta shmangni në drekëRating: 4.8