Sherr për shezlongët në Shëngjin, goditet me lopatë pronari i një biznesi

Sezoni i verës veç se ka filluar.

Një incident ka ndodhur të dielën në Shëngjin.

Mësohet se dy persona janë përplasur fizikisht për ndarjen e hapësirës publike në bregdet.

Mësohet se një prej personave të përfshirë i kanë qëlluar me lopatë pas kokës. I lënduari ka përfunduar në spital, shkruan abcnews.

Detajet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.