Shi i madh në këtë qytet të Kosovës, vërshohen rrugët

Rrugët kryesore të Klinës janë përfshirë nga vërshimet, si pasojë e reshjeve të shiut përgjatë së shtunës.

Mediat lokale në Klinë kanë publikuar pamje në rrjetet sociale, ku shihet se uji ka përfshirë rrugët, por që nuk raportohet për dëme materiale.

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për mot pjesërisht të vranët për të shtunën dhe dielën.

“Mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët parashihet të mbajë për dy ditët vijuese. Riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, u bë e ditur nga IHMK-ja.

Pamje nga shiu qe ka vërshuar rrugët e Klinës: