Shifra alarmante! Argjentina bëhet vendi i 5 në botë që kalon mbi 1 milion të infektuar me Covid-19

Argjentina është bërë shteti i pestë në botë që ka kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Argjentina raportoi 12 mijë e 982 raste të reja duke e çuar në total numrin e të infektuarve me Covid-19 në 1 milion e 2 mijë e 662.

Në shtetin jugor të Amerikës latine, janë shënuar 451 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total në 26 mijë e 716 numrin e viktimave nga Covid-19.

Me një popullsi rreth 45 milionë banorë, Argjentina është shteti më i vogël që ka kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve nga koronavirusi. Mbi 1 milion të infektuar kanë shënuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India, Brazili dhe Rusia, por që kanë popullsi më të madhe se Argjentina.

The post Shifra alarmante! Argjentina bëhet vendi i 5 në botë që kalon mbi 1 milion të infektuar me Covid-19 appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !