Shifra rekord/ Bota u gjunjëzua nga Covid, por çfarë ndodhi me miliarderët kinezë


Sipas një studimi të publikuar nga Lista Globale e Pasurive, gjatë vitit 2020 në Kinë u regjistruan 259 miliarderë të rinj. Shifër kjo e cila përbënte më shumë se gjysmën, nga 414 njerëz që u bënë miliarderë në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar.

Raporti gjithashtu nxori se numri i përgjithshëm i grave miliardere u rrit në 231, pra 51 më shumë se një vit më parë, nga të cilat më shumë se dy të tretat e tyre përbëhej nga gra kineze. Viti 2020 ishte një nga më të pazakontët, pasi e gjithë bota u izolua nën masat e rrepta anti-Covid, ndërsa Kina gradualisht “ia hodhi”.

Në qershor të vitit 2020, Banka Botërore vlerësoi se pandemia Covid do të rezultonte në një tkurrje prej 5.2% të PBB-së globale. Autori i studimit Rupert Hoogewerf, tha se megjithë vështirësinë e shkaktuar nga koronavirusi, viti 2020 solli rritjen më të madhe të pasurisë sesa u regjistrua në dekadën e kaluar.

The post Shifra rekord/ Bota u gjunjëzua nga Covid, por çfarë ndodhi me miliarderët kinezë appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...