Shifrat e frikshme të Covid-19 alarmojnë OBSH: Në Europë, spitalet po tejmbushen

Koronavirusi/ SHBA shënon rekord të ri me më shumë se 82 mijë të infektuar në ditë. Stina e dimrit rrit shqetësimet për…Rritja e shifrave të të infektuarve në Europë ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila ka planifikuar se kjo do të çojë në bllokim sistemin shëndetësor nga mbushja e spitaleve.

Sipas OBSH-së shumë spitale po i afrohen kapaciteteve maksimale dhe, nisur nga situata, disa mund të duhet edhe t’i tejkalojnë ato.

Prej fillimit të këtij viti kur hyri Covid 19, numri i personave të prekur në gjithë kontinentin ka shkuar në rreth 8.2 milionë, prej së cilëve 258 mijë kanë humbur jetën.

Franca, një nga dy shtetet, bashkë me Spanjën, që kaluan këtë javë totalin e 1 milionë rasteve, vendosi shtetrrethimin duke detyruar popullsinë e saj prej rreth 46 milionë banorësh të ndjekin masa edhe më të rrepta kundër përhapjes së infeksionit.

Gjermania nga ana tjetër kaloi të shtunën pragun e 10 mijë viktimave nga koronavirusi. Ndërkohë që në lindje të Evropës, dhjetëra shtete po ashpërsojnë masat në përpjekje për të ulur prirjen e infeksionit dhe kontrolluar pandeminë.

Në Belgjikë, ministri i Shëndetësisë, e cilësoi situatën alaramante teksa vendi po vuan “një cunami me të infektuar” duke detyruar anulimin e të gjitha operacioneve apo konsultave jo-emergjente nëpër spitale.

Autoritetet belge thuhet se po mendojnë të vendosin edhe ata shtetrrethimin javën e ardhshme.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Holandë ku autoritetet kanë thënë se në rast se prirja vijon me intensitetin aktual, në fund të nëntorit do të duhet të përshtatin shërbimet e treçerekut të spitaleve.

Të njëjtën masë parashikon të marrë edhe Çekia, e cila po vuan prirjen më të lartë në Evropë, në raport me popullsinë.

Sipas Universitetit amerikan John Hopkins, prej dhjetorit 2019 e deri më sot në gjithë botën janë prekur nga koronavirusi mbi 42 milionë vetë, prej së cilëve 28.5 milionë (67.8% e totalit) kanë mundur të shërohen, ndërsa 1.1 milionë (2.6% e totalit) kanë humbur jetën.

The post Shifrat e frikshme të Covid-19 alarmojnë OBSH: Në Europë, spitalet po tejmbushen appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !