Shikojeni: A është kjo e dashura e re e Robert Berishës?

A është kjo e dashura e re e Robert Berishës?

Robert Berisha ka zbuluar se tashmë është në një lidhje të re.

Madje ai ka zbuluar edhe emrin e të dashurës së re, shkruan lajmi.net.

I ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, ka treguar rreth lidhjes së tij të re.

Roberti ka zbuluar se e dashura e tij quhet Laureta.

Me një hulumtim në profilin e tij në ‘Instagram’, tek lista e ndjekësve Roberti ka një vajzë me emrin Laureta, duke vërtetuar se mund të jetë e dashura e moderatorit Berisha.

I pyetur nëse do të ketë një dasmë në të ardhmen, 44-vjeçari shtoi se nuk ia vlen duke thënë se me ato para mund t’i bëjë dy muaj pushime.

“Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, ka thënë më tej ai.

Kujtojmë se Roberti , prej më shumë se dy vitesh i ka dhënë fund lidhjen me artisten Nora Istrefi.