Shkarkimi i Solskjaerit, deklarohet Ronaldo

Ronaldo deklarohet pas shkarkimit të Solskjaerit.

Ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq”, i cili pasoi Jose Mourinhon në mënyrë të përkohshme në 2018 përpara se të emërohej me kohë të plotë, Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua pas humbjes 4-1 të së shtunës në Premier Ligë ndaj Watford.

Pas largimit të norvegjezit, ka reaguar më në fund edhe portugezi, Cristiano Ronaldo.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo e ka vlerësuar ish-bashkëlojtarin e tij duke thënë se ai kishte qenë sulmuesi i tij kur erdhi për herë të parë në Old Trafford dhe trajneri i tij pas rikthimit në Man Utd.

“Ai ka qenë sulmuesi im kur erdha për herë të parë në Old Trafford dhe ai ka qenë trajneri im që kur u ktheva te Man Utd. Por mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e shquar. I uroj më të mirat në çdo gjë që i ka rezervuar jeta. Paç fat shoku im! Ti e meriton!”, ka shkruar Ronaldo.

United i dha fund mbretërimit tre-vjeçar të Solskjaer të dielën në mëngjes, pasi një humbje 4-1 në Watford i la ata në vendin e tetë në tabelën e Premier Ligë.Norvegjezi 48-vjeçar kishte humbur shtatë nga 13 ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat.

Lajme me shume...