Home / SHOWBIZ / Babai e braktis në altar, ylli i tenisit zbulon arsyen

Babai e braktis në altar, ylli i tenisit zbulon arsyen

Serena Williams ka zbuluar arsyen se pse babai i saj e “braktisi” në altar një orë para ceremonisë së dasmës me bashkëshortin, Alexis Ohanian. Ylli i tenisit dhe bashkëthemeluesi i Reddit u martuan më 16 nëntor 2017 në një ceremoni mahnitëse në New Orleans. Por në ditën më të bukur të jetës së saj Serena nuk shoqërohej nga babai i saj. Në një dokumentar të ri “Being Serena”, tenistja tha se gjërat nuk shkuan sipas planit.

Vetëm një orë para se Serena të shkonte në altar, babai i saj dhe ish-trajneri Richard Williams i tha nëpërmjet një mesazhi se nuk ishte në gjendje që ta shoqëronte. “Ai ishte në New Orleans, kishte blerë kostumin dhe e di që ishte shumë i emocionuar”, shpjegon ajo në dokumentar. “Por ai më pas më shkroi dhe më tha: Serena nuk dua që të mërzitesh me mua, nuk mund të të shoqëroj në altar. Nuk jam më vetvetja, jam shumë nervoz”. Por tenistja nuk u zemërua me babain e saj dhe nuk u frikësua.

Në vend të kësaj ajo mbeti e qetë dhe përkrahu vendimin e tij. Ajo iu përgjigj me mesazh: “Ska gjë babi, nëse ti nuk do të vish në dasmë, është në rregull. Unë nuk jam e mërzitur me ty, kështu që nuk dua që ti të mërzitesh”. Serena shtoi se disa njerëz e kanë perceptuar ndryshe, por ajo e di sesa i sëmurë ishte babai i saj, që pësoi goditje në zemër në vitin 2016.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 17, 2018 6:15 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=180750
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Babai e braktis në altar, ylli i tenisit zbulon arsyen Babai e braktis në altar, ylli i tenisit zbulon arsyenRating: 4.8