Bashkëshorti surprizon Rudina Dembacajn me dhuratën luksoze që çdo femër do e donte
Disa ditë më parë, aktorja e njohur Rudina Dembacaj festoi ditëlindjen e saj dhe me këtë rast, ajo ndodhej në Spanjë së bashku me dy mikesha.
Pavarësisht se nuk ishte i pranishëm në ditën e shënuar për bashkëshorten e tij, burri i Rudinës i dërgoi asaj një tufë me lule, duke e surprizuar shumë aktoren e famshme.
Por tani që është kthyer në Shqipëri, surprizat nuk kanë marrë ende fund për Rudinën. Në një video që aktorja ka hedhur në Instastory teksa po i jep makinës, ajo ka treguar se ka marrë si dhuratë nga bashkëshorti një unazë me gurë diamanti.
“Dhurata e ditëlindjes nga dashuria ime. Aleksi im”, ka shkruar Rudina përbri fotos mjaft e emocionuar.
The post Bashkëshorti surprizon Rudina Dembacajn me dhuratën luksoze që çdo femër do e donte appeared first on Zonë E Lirë.