Home / SHOWBIZ / Ezel dhe Ejshan po bëhen bashkë sërish

Ezel dhe Ejshan po bëhen bashkë sërish

Ezel dhe Ejshan po bëhen bashkë sërishEzel dhe Ejshan janë padyshim çifti më i dashur për shikuesit e telenovelave.

Të dy aktorët e morën famën më të madhe me rolin e tyre në serialin “Ezel” i cili është transmetuar pak vite më parë në Shqipëri e Kosovë. Por kemi një lajm të mirë. Këtë çift do ta shohim sërish bashkë.

Kenan Imirzaliolu do të rikthehet në ekran me seritë e “Fatih” me të njëjtën partnere me të cilën ka luajtur në serialin Ezel, Cansu Dere.

Sipas mediave turke, Kenan dhe Cansu do t’i japin një frymë të re Sulltan Mehmetit Fatih me sekuencat e reja që do të xhirohen shkruan tabloidi, përcjell shekulli. Projekti që pritet të ketë një vëmendje të madhe është pjesë e historisë së Perandorisë Osmane dhe tregon historinë e sulltanit “Fatih”.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ezel dhe Ejshan po bëhen bashkë sërish Ezel dhe Ejshan po bëhen bashkë sërishRating: 4.8