Home / SHOWBIZ / Fansja e Ritës përlot internetin: ”Takova këtë ëngjëll” (FOTO)

Fansja e Ritës përlot internetin: ”Takova këtë ëngjëll” (FOTO)

Me një postim të bërë pak orë më parë, Rita Ora ka emocionuar mijëra fansa dhe të famshëm, të cilët e kanë përshëndetur me komente në Instagram. Në foto shfaqet Rita me një fansen e saj, dikur e paralizuar, por që tanimë ia ka dalë të ngrihet në këmbë. Pesë vite më parë fansja i kishte premtuar Ritës se kur ta takonte herën tjetër do të ecte me këmbët e saja.

”Mbrëmjen e djeshme, falë stafit të jashtëzakonshëm të Ritës, e takova këtë ëngjëll dhe pasi i premtova 5 vite më parë se herën tjetër që do ta takoja do ngrihesha në këmbë, më fund ia dola të bëja 6 hapa dhe t’i dhuroja përqafimin më të madh të dhënë ndonjëherë nga unë. S’mund ta besoj që momenti për të cilin kisha ëndërruar aq shumë gjatë rehabilitimit do të bëhej realitet”,-shkruan fansja.

Rita, e cila shërbeu si një burim force për vajzën e ka ripostuar foton në profilin e saj, ku shprehet: “Sa mirë që u takuam përsëri pasi ti më premtova se do të ecje dhe ia dole! Gjashtë hapa të mrekullueshëm vetëm për mua! Nuk do ta harroj kurrë dhe po, ne jemi duke u rritur së bashku. Shihemi në turneun e ardhshëm e dashur. Me dashuri, Rita”.

Instagram Photo

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 18, 2018 1:25 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=181184
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Fansja e Ritës përlot internetin: ”Takova këtë ëngjëll” (FOTO) Fansja e Ritës përlot internetin: ”Takova këtë ëngjëll” (FOTO)Rating: 4.8