Home / SHOWBIZ / Formalitet finalja e Kënga Magjike 2018? Ja kush “rrëmben” kupën

Formalitet finalja e Kënga Magjike 2018? Ja kush “rrëmben” kupën

Formalitet finalja e Kënga Magjike 2018? Ja kush “rrëmben” kupën

Pamela Aliaj – Ky edicion i 20-të i Këngës Magjike mund të themi me plotë gojë se ishte një nga edicionet më me energji dhe me frymë të re, e cila i dha të tjera ngjyra dy netëve të para të tij. Ndërsa sonte është nata finale dhe ditën e djeshme këngëtarët kishin marrë gjithë kohën e tyre për të votuar kolegët, do të presim ‘në ethe’ deri në momentin e fundit për të parë kush do ta rrëmbejë kupën. Apo jo? Me aq sa kemi parë këto 20 edicione të zhvilluara ndër vite disa gjëra, pavarësish risive, nuk ndryshojnë kështu që mund të themi se me hamendësime e me disa përllogaritje të thjeshta logjike, kush mund të jetë kryesuesi i çmimit të parë për këtë 20-vjetor. Përpara se të kalojmë në atë që ne mendojmë se do të jetë fituesi (mbase edhe ju jeni aq të sigurtë sa ne), do të ndalemi pak tek organizimi e surprizat e këtij evenimenti. Ndërsa dy netët e para ishin të mbushura plot emocion me praninë e balerinës Klaudia Pepa, e cila edhe performoi në një kërcim tepër elektrizues natën e parë, të papriturat s’përfundonin me kaq! Mbrëmjen e të enjtes nata nisi nga shtëpia e missit të parë shqiptar Valbona Selimllari ku së bashku me të ishin të mbledhura aktorja Elia Zaharia Zogu, aktorja Olta Gixhari dhe blogerja Armina Mevlani. Të gjitha këto bukuroshe kanë prezantuar ndër vite në një nga edicionet e këtij festivali.

Vajzat donin të ishin sërish pjesë e fastivalit edhe këtë vit e për këtë arsye Gjebrea vendosi se do të bashkëprezantojë në natën finale së bashku me moderatoret Bora Zemani dhe Klaudia Pepa. Mbetet për të parë se si do të vijë nata finale e këtij edicioni të 20-të. Pra, një nga sekretet e natës së sotme është se imazhit të Këngës Magjike, Ardit Gjebrea do t’i bashkohen të gjitha prezantueset ndër vite. Një emocion i veçantë pritet të përcillet këtë mbrëmje! Ndërkaq do të ndalemi pak edhe tek konkurrentët. Duke qenë se nata finale, pa llogaritur netët live kur performuan, jep tepër emocion, të nxit të tregosh edhe frikërat apo ethet e konkurrimit. Një gjë e tillë ka ndodhur me këngëtaren Ronela Hajati. Pak përpara natës finale së edicionit të 20-të të “Kënga Magjike” këngëtarja Ronela Hajati ka falënderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj të gjatë në muzikë. “Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete. Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht…Unë ju kam fituar ju. Siç e kam ndjerë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë, Ronela”, përfundon këngëtarja në rrjete sociale.

Pra, me pak fjalë publiku për këngëtarin është burimi i energjisë dhe shtysës për të vijuar më tutje me karrierën e tyre. Një gjë të tillë e ka ndjerë nga afër së fundmi edhe konkurrenti tjetër, Flori Mumajesi. Ai ka performuar në gjysmëfinalen e dytë të Këngës Magjike. Kënga e tij është një nga këngët favorite për të fituar këtë edicion të festivalit. Flori ka bërë me të vërtetë bujën me baladën ‘Plas’, ndërsa fansat mezi kanë pritur që ta shohin interpretimin e tij ‘live’. E Flori nuk ka zhgënjyer! Flori u duartrokit nga një numër i madh i njerëzve ku prej fillimit cilësohet si favorit për të fituar edicionin e 20-të, të festivalit “Kënga Magjike”. Por s’ishte i vetmi Flori për të cilin u ngrit publiku në këmbë. Edhe interpretimi live i këngës së Fifit dhe MC Kreshës me hitin ‘Psikopatja jote’ në gjysmëfinalen e dytë të Këngës Magjike i ka elektrizuar të gjithë. Dyshja edhe një herë kanë dëshmuar se ata kanë këngën e preferuar të publikut në këtë edicion të festivalit. Në momentin kur Fifi ka filluar performancën, gjysma e publikut në Pallatin e Kongreseve janë ngritur në këmbë dhe kanë kënduar bashkë me Fifin gjithë tekstin e këngës. Por disa konkurrentë të tjerë edhe s’pretendojnë asnjë gjë veçse ta festojnë këtë edicion të 20-të të këngës magjike. Të gjithë mendojnë se nëse është Aurela, sepse sa herë është në garë ajo, nuk ka më sfidë, pa dyshim ajo është fituese, dhe e ka vërtetuar! Por këtë vit, ajo që është kthyer në klishe ‘Aurela fiton Këngën Magjike’, me sa duket, nuk duket e tillë për vetë Aurelën. Këtë vit, së bashku me Eli Farën, dy mikeshat kanë sjellë një këngë feste, “Zemra rratatata” dhe kështu duan ta kalojnë këtë edicion. Në një prononcim për një media rozë, pas pyetjes “A do ta fitojë edhe këtë vit Këngën Magjike?”, Aurela përgjigjet: “Jo, e dashur. edhe dy herët e fundit kur jam future (se herën e parë këngën “Hape veten” e kisha me qëllimin jo të fitoja, por të dilja fort dhe kënga u ndërtua në atë mënyrë. Dy këngët e tjera unë i këndova për qejfin tim, paçka se edhe ato i bëra fort. Sivjet, ne jemi futur për të festuar. Po ta dëgjoni dhe këngën, kënga është qejf, me vargje të thjeshta, të kuptueshme, shqip, pastër. Është e qëllimshme, mos kujtoni se ne e bëjmë pa qëllim, por ishte dëshira e të dyjave, edhe e Elit, edhe e imja, dhe ia kemi kërkuar Adi Hilës me ngulm që kënga të kishte ndjesi feste, sepse njerëzit janë kaq të lodhur… Këtë herë vendosëm të vinim si festë dhe erdhëm për t’i thënë publikut ‘faleminderit që na keni dashur gjithë këto vite. Po deshët, na duartrokisni prapë..” – tha Aurela. A do vetëm të shijojë festën apo të rrëmbejë çmimin, do ta shohim natën e sotme, edhe pse nuk na duket se Aurela ka ardhur për garë këtë vit, por për qejf, si gjithë herët e tjera! Por pas përfundimit të dy netëve gjysmëfinale, ku artistë ‘Big’ e të rinj performuan live në Pallatin e Koncerteve të kualifikuarit për në finalen e së shtunës me siguri janë sot nën ethet e garës për çmimin e madh. Të gjithë e dimë se Kënga Magjike në çdo edicion të saj ka nxjerrë hite e këngë që i kanë rezistuar kohës, ky edicion është vërtetë shumë më i veçantë se gjithë edicionet e tjerë. Këtë vit janë 26 artistë të rinj që kanë kaluar në fazat gjysmëfinale e ky numër i madh nuk është aspak rastësisht, por duket se artistët BIG nuk janë të vetmit pretendentë të çmimit në Këngën Magjike 2018. Kjo jo vetëm për risitë që sjellin dhe emocionet në këngët e zhanrit baladë që mbizotëron në këtë edicion, por edhe për faktin se këtë edicion të rinjtë janë prurje të “The Voice” dhe “Gjeniu i Vogël”. Por s’duhet të harrojmë se nuk është vetëm vendi i parë i cili merr kupë, kështu që po të bëjmë një vlerësim nga publiku si virtual ashtu edhe live në konkurrencë të ngushtë janë këngët e Florit “Plas” dhe duetit Fifi ft MC Kresha “Psikopatja jote”. Ndërkaq pas tyre vjen kënga e Ronela Hajatit “Vuj” dhe dueti i Ardit Çunit me Daniela Toçin “Qaj”. Më poshtë po ju japim një renditje të vlerësimit të tanishëm të konkurrentëve dhe renditjen.

Në youtube:

  1. Fifi me MC Kreshën – “Psikopatja jote” e me 4.8 milionë klikime dhe 12 mijë pëlqime
  2. Stresi – “Të du mom” me 2.8 milionë klikime dhe 27 mijë pëlqime
  3. Ronela Hajati – “Vuj” me 2.5 milionë klikime dhe 14 mijë pëlqime
  4. Ardit Cuni dhe Daniela Toci – “Qaj” me 2.4 milionë klikime dhe 19 mijë pëlqime
  5. Kanita – “S’jemi ne” me 2.1 milionë klikime dhe 11 mijë pëlqime
  6. Flori Mumajesi – “Plas” me 1.8 milionë klikime dhe 30 mijë pëlqime
  7. Artiola Tosta ft Bruno – “Digjem” me 1.5 milionë klikime dhe 9 mijë pëlqime
  8. Olsi Bylyku ft Lorenc Hasrama – “Si të flas” me 1.2 milion klikime dhe 18 mijë pëlqime
  9. Krusita – “Akull” me 1.1 milionë klikime dhe 9 mijë pëlqime
  10. Aurela Gaçe ft Eli Fara –“Zemra Rratatata” me 1 milion klikime dhe 9 mijë pëlqime
  11. Klajdi Haruni – “Nuk të dua dot më pak” me 1 milion klikime dhe 8 mijë pëlqime
  12. Kejsi Tola –“Më ke mua” me 780 mijë klikime dhe 6.6 mijë pëlqime
  13. Era Rusi – “Mos ma merr” me 755 mijë klikime dhe 4.2 mijë pëlqime
  14. Rozana Radi – “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona” me 250 mijë klikime dhe 4.1 mije pëlqime
  15. Erik Lloshi – “Mos Urre” me 222 mijë klikime dhe 2.3 mijë pëlqime
  16. Rovena Dilo ft Onati – “Ma jo” me 161 mijë klikime dhe 570 pëlqime
  17. Robert Aliaj – “Ah ku më hodhi Zoti” me 108 mijë klikime dhe 4 mijë pëlqime
  18. Venera Lumani – “Lind për ty” me 57 mijë klikime dhe 1 mijë pëlqime
  19. Mentor Haziri – “Më ke vra” me 39 mijë klikime dhe 404 pëlqime
  20. Kastro Zizo –“Sonata e gjumit” me 12 mijë klikime dhe 220 pëlqime

Por pas kësaj renditje nuk duhet të harrojmë së përmenduri edhe faktin se kantautori Flori Mumajesi ka gisht në pothuajse gjysmën e projekteve të suksesshme muzikore me të cilat konkurrentët kanë marrë pjesë në ‘Kënga magjike’. Pra, një numër i madh i tyre janë punuar nga ThreDoots dhe votat e shumta nga ta do ti takojnë pikërisht Florit. Kënga e tij ‘Plas’ u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku ndërsa ritheksojmë se gara është shumë e fortë. Pra, konkurrenca e fortë është mes këngës “Plas” të Flori Mumajesit dhe “Psikopatja jote” e Fifit me MC Kreshën. Nëse do të llogarisim pikët e bashkëpunëtorëve del logjikisht që Flori rrëmben kupën, por nëse do të shohim vlerësimin e publikut do duhet të themi se Fifi meriton kupën këtë mbrëmje. Sado të sigurtë të jemi dhe të jeni e vetmja gjë e sigurtë këtë mbrëmje janë të papriturat dhe emocionet e pafund kështu që shijojeni! Le të fitojë më i miri!

The post Formalitet finalja e Kënga Magjike 2018? Ja kush “rrëmben” kupën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 4:19 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381661
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Formalitet finalja e Kënga Magjike 2018? Ja kush “rrëmben” kupën Formalitet finalja e Kënga Magjike 2018? Ja kush “rrëmben” kupënRating: 4.8