Home / SHOWBIZ / Ja çfarë kishte bërë Sinani për ti dal fati i martesës(Video)
Ja çfarë kishte bërë Sinani për ti dal fati i martesës(Video)

Ja çfarë kishte bërë Sinani për ti dal fati i martesës(Video)

Ja çfarë kishte bërë Sinani për ti dal fati i martesës(Video)
Ja çfarë kishte bërë Sinani për ti dal fati i martesës(Video)
Është pa dyshim njëri ndër këngëtarët e muzikës popullore i cili pëlqehet shumë, Sinan Hoxha.

Këngëtari në fjalë, përveç që përflitet për artin dhe të arriturat e tij, pre e medies rozë ka qenë jo rrallë herë edhe jeta e tij private, shkruan “Kosovarja”.

Lidhjet dhe ndarjet e tij ishin në fokusin e syrit mediatik. Por, duke mos e lënë anash as interesin e madh të fansave të tij që të kuptonin nëse Sinani ishte në një lidhje apo kishte dhe nga ta që vënin në dyshim orientimin e tij seksual.

Derisa në një moment vet Sinani shuajti të gjithë këtë kureshtje, duke e bërë publike lidhjen e tij me bukuroshen nga Maqedonia, Andrra Destani. Sinani dhe Andrra tash e sa vite janë të martuar, madje si rezultat i dashurisë së tyre ata kanë edhe një djalë të cilin e kanë quajtur Ansi.

Mirëpo ditë më parë në një emision televiziv, konkretisht në “Xing me Ermalin”, mysafir në studio ishte Bes Kallaku, ku u pyet nga Ermal Mamaqi, për martesën e tij, dhe Besi e tregoi lidhjen e tij që nga momenti i parë që është takuar me tashmë nusen e tij Xhensila Myrtezajn, e deri te martesa e famshme e cila u mbajt para pak kohe. Ndër të tjera si në humor ndoshta për t’iu përshtat ngjyrës së emisionit në fjalë. E zunë në gojë edhe emrin e këngëtarit Sinan Hoxha. Ku ndër të tjera Besi tha si në shaka se Sinani nuk ka lënë Kish e Xhami pa shku me ndez qirinj për t’i dal fati.

Normalisht e tëra ishte në suaza të humorit, ngase Besi e potencoi se ai dhe Ermali e kanë mik të mir Sinan Hoxhën dhe kanë të drejt të bëjnë humor edhe në llogari të tij, duke mos llogaritur se ky i fundit mund të preket apo edhe të hidhërohet nga deklarata të tilla të miqve të tij.Ne ua sjellim videon e plotë të emisionit në fjalë ku nga minuta e 6:20 deri te min. 6.42 flitet për këtë temë.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja çfarë kishte bërë Sinani për ti dal fati i martesës(Video) Ja çfarë kishte bërë Sinani për ti dal fati i martesës(Video)Rating: 4.8