Home / SHOWBIZ / Largohet nga “Tring”, moderatori i njohur zhvendoset në “Klan” me një tjetër mision

Largohet nga “Tring”, moderatori i njohur zhvendoset në “Klan” me një tjetër mision

Largohet nga “Tring”, moderatori i njohur zhvendoset në “Klan” me një tjetër mision

Të gjithë jemi mësuar ta shohim në “Tring”, por tani jo më. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, moderatori i njohur Xhani Shqerra ka zbuluar “shtëpinë” e re. Pas largimit nga “Tring”, moderatori ka vendosur që të zhvendoset në “Klan Plus”, për të prezantuar emisionin “Bel Mondo”, i cili nis transmetimin më 15 dhjetor. Ai shprehet entuziast për detyrën e re dhe premton se do të tregojë një tjetër dimension. “Ju premtova dimensione të reja dhe e mbajta fjalën. Kjo sepse komunikimi me të gjithë ju, për të bukurën, nuk është vetëm një mision për mua, por një filozofi jete.

Nëse kthej kokën pas, kujtoj me shumë respekt familjen e fisshme të ‘Tring’, e cila më hapi dyert e më mësoi të besoj tek idetë e pasioni im. Sot jam gati për të marrë disa përgjegjësi më të mëdha e për të vazhduar këtë mision në një familje të re, por me themele të forta, vlerat e së cilës janë një pasuri kombëtare. Për të informuar, komunikuar, kulturuar dhe zbavitur nga shqiptarët për shqiptarët, në ‘Klan’. Shihemi në ‘Klan Plus’, Bekime”, – shkruan krahas postimit Xhani Shqerra. Prej disa vitesh Xhani moderoi së bashku me Brunilda Lahen emisionin “Living”, i cili transmetohej në “Tring”. Suksese të mëtejshme Xhani, të shohim ç’surpriza na rezervon.

The post Largohet nga “Tring”, moderatori i njohur zhvendoset në “Klan” me një tjetër mision appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 6:32 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381743
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Largohet nga “Tring”, moderatori i njohur zhvendoset në “Klan” me një tjetër mision Largohet nga “Tring”, moderatori i njohur zhvendoset në “Klan” me një tjetër misionRating: 4.8