Home / SHOWBIZ / Nga fiksimi i vjetër tek fejesa/ Historia e dashurisë e Elvana Gjatës me Ervin Matën

Nga fiksimi i vjetër tek fejesa/ Historia e dashurisë e Elvana Gjatës me Ervin Matën

Nga fiksimi i vjetër tek fejesa/ Historia e dashurisë e Elvana Gjatës me Ervin Matën

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Ervin Mata që prej tetor është i shpallur në kërkim nga policia shqiptare. Vec përfshirjes së tij në një ngjarje kriminale, biznesmeni u bë i njohur edhe si partneri i këngëtares së njohur Elvana Gjata. Edhe pse gati dy vitesh bashkë, çifti nuk kishte asnjë dalje publike, apo asnjë foto. GSH sjell sot detaje nga historia e dashurisë së Ervinit dhe Elvanës.

Me aq sa kemi mundur të mësojmë dyshja është njohur rreth dy vite më parë jashtë Shqipërisë. Elvana ka qenë e ftuar në një koncert, ndërsa Ervini ka qenë ndër klientët që ka shijuar performancën. Megjithatë miqtë të afërt na kanë thënë se për Ervinin, Elvana ka qenë gjithnjë “fiksimi i vjetër”. E duket se ai që ka qenë një fans i vjetër i këngëtares, shumë shpejt u shndërrua në partnerin e saj. Veç karrierës do të ishte edhe dashuria ajo që e largoi Elvanën nga Tirana, duke qenë se i dashuri saj drejtonte biznese larg Shqipërisë. Do të kalonte shumë pak kohë lidhje dhe të dy morën një tjetër hap, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më serioze. Edhe pse në qarqet e gazetarëve dihet tanimë fejesa sekrete e Elvana Gjatës, askush nuk mundi të sigurojë një foto apo një prononcim.

Megjithatë të gjithë ishin të bindur për një fakt, se jeta luksoze e këngëtares ishte meritë edhe e të fejuarit të saj, milioner. Do të ishte rikthimi i saj vitin e shkuar në Tiranë për recitalin “3” që do të sillte edhe njëherë në vëmendjen historinë e dashurisë, duke “shpresuar” se përkrah saj do të qëndronte edhe i fejuari. Në fakt ishin vetëm vjehrra dhe vjehrri që u shfaqën në koncertin e Elvanës. Mbrëmjen e 4 tetorit duket se kurioziteti i publikut për imazhin e Ervin Matës mori fund. Do të duhej një ngjarje e rëndë kriminale, ku Mata ishte përfshirë që të gjithë të merrnin vesh se cili është i fejuari që Elvana e mbante aq sekret. Ditëlindja e këtij viti e gjeti këngëtaren në Tiranë, duke u përgatitur për një rikthim në skenën muzikore, madje dhe me të fejuarin të shpallur në kërkim.

The post Nga fiksimi i vjetër tek fejesa/ Historia e dashurisë e Elvana Gjatës me Ervin Matën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 1:40 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=424115
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Nga fiksimi i vjetër tek fejesa/ Historia e dashurisë e Elvana Gjatës me Ervin Matën Nga fiksimi i vjetër tek fejesa/ Historia e dashurisë e Elvana Gjatës me Ervin MatënRating: 4.8