Home / SHOWBIZ / Shpërthejnë në lot shqiptaret! Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimet “Grammy”

Shpërthejnë në lot shqiptaret! Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimet “Grammy”

Shpërthejnë në lot shqiptaret! Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimet “Grammy”

Më në fund Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë bërë realitet ëndrrën e çdo këngëtari. Ato janë nominuar në “The Grammy Awards”, çmimet më prestigjioze të muzikës. Të dyja këngëtaret me origjinë shqiptare janë nominuar në kategorinë “Best New Arstist” (Artisti i Ri më i Mirë), së bashku me Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R, Margo Price dhe Jorja Smith. Çmimi “Best New Artist” i referohet çdokujt që me projekte të ndryshme ka ndikuar jashtëzakonisht në peizazhin muzikor. Përveç kësaj, Dua është nominuar edhe në kategorinë “Dance/Electronic Music” në këngën “Electricity”. Për këdo që nuk e di, Dua ishe pjesë e këngës “Electricity” të projektit “Silk City”, i cili u krijua nga DJ dhe producenti amerikan, Diplo në bashkëpunim me këngëtarin, tekstshkruesin dhe DJ britanik, Mark Ronson.

“Silk City”, projekt dhe turne që përfshin këngë të albumeve “Silk City” dhe “Cowboys and Casanovas”, është ndër të tjera një formë homazhi për të gjitha qytetet e mëdha të muzikës ‘dance’, si Londër, Paris, Detroit, Çikago, Nju Jork etj. dhe është quajtur kështu duke iu referuar lokalit në Filadelfia, ku Diplo nisi karrierën si DJ rreth 20 vite më parë. Një ngjarje e tillë është shoqëruar me emocione të forta te këngëtaret, që siç mund ta shihni në video, kanë shpërthyer në lot. Ceremonia e 61-të e “Grammy Music Awards” do të mbahet më 10 shkurt 2019, në Staples Center në Los Angeles. Çdo ditë e më shumë na bëjnë krenarë!

The post Shpërthejnë në lot shqiptaret! Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimet “Grammy” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 2:10 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381554
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shpërthejnë në lot shqiptaret! Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimet “Grammy” Shpërthejnë në lot shqiptaret! Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimet “Grammy”Rating: 4.8