Home / SHOWBIZ / Tre muaj pas fejesës Stresi ndahet nga Kejsi?! Zhduken fotot nga Instagrami

Tre muaj pas fejesës Stresi ndahet nga Kejsi?! Zhduken fotot nga Instagrami

Stresi përpara disa muajsh lajmëroi publikisht se është i dashuruar me një vajzë me emrin, Kejsi. Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe reperi gjatë gjithë kohës i ka shprehur hapur ndjenjat që ka për vajzën në fjalë, duke publikuar vazhdimisht foto më të në Instagram.

KohaJone ShowBiz

Përpara tre muajsh çifti vendosi që të fejohet dhe lajmin e dha vetë këngëtari përmes një postimi ku shfaqej duke shkëmbyer unazat me të. Por ditën e sotme po të vini re në profilin e këngëtarit në Intagram janë të hequr të gjitha fotot me Keisin.

Kjo gjë ka shkaktuar reagime tek ndjekësit, të cilët mendojnë se çifti i ka dhënë fund lidhjes. Por për të sqaruar këtë situatë, këngëtari ka qenë ditën e sotme në emisionin ‘Fun Day’ ku është pyetur nga Fatma se çfarë po ndodh mes tyre dhe përse ai ka zhdukur fotot me partneren.

Reperi ka treguar se profili i tij në Instagram ka disa ditë që është hakuar dhe momentalisht nuk mund të përdoret as nga ai dhe as nga hakerat. Sipas tij këta persona kanë fshirë të gjitha fotot ku ai shfaqej me Kejsin.

Ndër të tjera ai është pyetur dhe për planet e dasmës, ku ka rrëfyer se kanë në plan që të martohen në një dasmë tradicionale shqiptare.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 17, 2018 8:35 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=180844
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Tre muaj pas fejesës Stresi ndahet nga Kejsi?! Zhduken fotot nga Instagrami Tre muaj pas fejesës Stresi ndahet nga Kejsi?! Zhduken fotot nga InstagramiRating: 4.8