Një bombolë gazi ka shpërthyer ditën e sotme në parkingun nëntokësor në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë për Reporteri nga ky shpërthim nuk ka asnjë të lënduar.
“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë”, tha Kelani.
Ai ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar.