Shqipëria po humbet popullsinë, më shumë vdekje se sa lindje në fillim të 2022

OKB: Shkalla e vrasjeve në Ukrainë është tronditëse

Familjet shqiptare po lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Nga viti në vit numri i lindjeve pëson ulje ndërsa gjatë periudhës janar-mars janë regjistruar 6 056 lindje ose 4.2% më pak krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i lindjeve në Shqipëri po vazhdon të zvogëlohet me shpejtësi. Këtë tregojnë të dhënat e fundit të INSTAT për tremujorin e pare të këtij viti. Në bazë të raportit për demografinë rezulton se vetëm në Tirane dhe Kukës, lindshmëria është ne rritje, ndërsa në 10 qarqet e tjera ka rënie.

Sipas Institutit të Statistikave, në total janë 1 882 vdekje më shumë se sa lindje. Janë 6 056 foshnja të ardhura në jetë këto 3 muaj me një rënie prej 4.2 për qind krahasuar me një vit më parë. Kryeqyteti numëron më shumë lindje, e lidhur kjo edhe me numrin më të lartë të banorëve.

Qyteti i Durrësit renditet në vend të dytë përsa i përket lindshmërisë, më pas vjen Fieri, Elbasani dhe Shkodra.

Ndërkohë vihet re se të njëjtën tendencë kanë shënuar dhe vdekjet. Sipas raportit rezulton se janë 2 284 vdekje më pak se 3 mujori i parë i vitit të shkuar. Edhe në këtë rast është Tirana ajo që ka numrin më të lartë, e ndjekur nga Fieri dhe Elbasani. Gjirokastra vazhdon të shënojë rënien më të madhe të popullsisë me vetëm 106 të lindur në tre muaj dhe me 267 persona që kanë ndërruar jetë./OraNews.al