Shqiprim Arifi thotë se nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Luginën e Preshevës


Arifi: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Luginën e Preshevës.

Kryeministri Albin Kurti nesër do të takohet për herë të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Për këtë takim ka shkruar edhe ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili bën thirrje që pjesë e bisedimeve të përfshihet edhe Lugina e Preshevës, përcjell klankosova.tv.

Arifi thotë se nuk ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës.

”Nesër rifillon “dialogu i ri“ midis Kosovës & Serbisë. Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e Luginës së Preshevës si një temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut. Gabimet e së kaluarës, duhet të shërbejnë si mësime për të ardhmen. NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës”.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...