Shqiptarët jashtë kufijve me kërkesa për Kurtin, ende pa u formuar Qeveria


Ende pa u formuar qeveria, shqiptarët jashtë kufijve shprehin kërkesat.

Përfaqësuesit shqiptarë në vendet fqinje kanë kërkuar nga Kurti që të përfshihet në dialog me Serbinë.

Dy javë më parë qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit.

E numërimi i këtyre kutive, dha rezultatin preliminiar që e bënë LVV fitues të zgjedhjeve.

Tani më, është edhe faza e fundit e numërimeve deri në ceritifkimin final të rezultateve.

Por edhe pse ende nuk janë certifikuar këto rezultate, kërkesat në drejtim të kryetarit të LVV-së vec se kanë filluar.

Kësaj radhe këto këkesa vijnë nga përfaqësuesit shqiptar në vendet fqinje, Ali Ahmeti e Shqiprim Arifi.

Ky i fundit që udhëheq aktualisht komunën e Preshevës, thotë që në bisedimet me Serbinë duhet të përfshihen edhe përfaqësues të Luginës.

Tutje Arifi, tregon edhe kushtet e bashkimit të Luginës me Kosovën.

Kërkesa karshi kreut të Lëvizjes Vetëvendosje kanë adresuar edhe përfaqësuesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti tregon sfidat që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Kryetari i BDI-së ka kërkuar epilog përfundimtar në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij kësisoj do të krijohej një stabilitetet në rajon e në Evropë në përgjithësi.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...