Shuma marramendëse për luftën ndaj Covid 19, Merkel dhe Macron: Do ndalim shkatërrimin!

E moshuara në izolim/ Shef stërnipin e porsalindur, por nuk mund ta prekë (FOTO)

E moshuara në izolim/ Shef stërnipin e porsalindur, por nuk mund ta prekë (FOTO)Liderët e vendeve kryesore evropiane janë zotuar se do të mbledhin miliarda euro për zbulimin e një vaksine kundër sëmundjes Covid-19 si pjesë e aleancës ndërkombëtare kundër koronavirusit.

Përme një konference donatorësh, e cila pritet të mbahet të hënën, po synohet mbledhja e 7.5 miliardë eurove për financimin e luftës globale kundër sëmundjes së re.

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Norvegjisë si dhe zyrtarë të lartë të BE-së kanë thënë se përhapja e virusit ka shkaktuar shkatërrim dhe dhimbje në të gjitha pjesët e botës.

Synimi i kësaj nisme është forcimi i sistemeve shëndetësore, të cilat do të ofronin vaksina dhe trajtim për të gjithë, me vëmendje të veçantë në Afrikë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Me këtë plan gjithashtu synohet që të përshpejtohen zbulimi, prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe për këtë u ofrua përkrahje edhe për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zotimi për ndarjen e këtyre fondeve është nënshkruar nga kryeministri italia, Giuseppe Conte, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !