Modelja Chrissy Teigen ka kaluar një periudhë të vështirë pas humbjes së fëmijës së tretë gjatë shtatzanisë së saj. Këtë periudhë ajo ka pranuar se ka bërë edhe terapi.
Por gjithashtu, Chrissy ka bërë edhe disa ndryshime në pamjen e saj. Disa ditë më parë, ajo leu flokët ngjyrë rozë dhe bëri piercing në hundë.
View this post on Instagram
Së fundmi, Chrissy ka treguar se ka bërë një tatuazh në shpinë që i dedikohet bashkëshortit të saj, John Legend. Tatuazhi është titulli i këngës dhe albumit të John Legend, “Biggest Love”, për të cilin ai është frymëzuar nga modelja. Edhe John ka publikuar një video të bashkëshortes duke bërë këtë tatuazh.
View this post on Instagram
“Ooh Laa. Chrissy më frymëzoi për këtë këngë, kjo këngë frymëzoi tatuazhin e ri të Chrissy-t”, ka shkruar ai përbri videos.
View this post on Instagram
The post Shumë romantike, Chrissy Teigen bën tatuazhin më të veçantë dedikuar bashkëshortit appeared first on Zonë E Lirë.