Silva Bino shpjegon procesin, kur pritet të fillojë vaksinimi i popullatës së gjerë


Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka qenë sot në Vlorë ku ka nisur vaksinimi për bluzat e bardha. Ajo deklaroi se në dy ditë do të vaksinohen 500 persona.

Sipas Binos, në fillim do të vaksinohen mjekët dhe infermierët, më pas të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Më vonë fillon vaksinimi i popullatës deri në moshat 18 vjeç.

“Sot fillon vaksinimi për Korçën dhe do të hapet një pikë vaksinimi për të gjithë prefekturën. Do të vaksinohen ato që përfshihen në këtë prefekturë. Fillimisht do të nisë me bluzat e bardha për të vijuar me moshat e treta dhe persona me sëmundje bashkëshoqëruese dhe për të vijuar më të tej për të gjithë popullatën deri në moshat 18-vjeç,” tha ajo.

Në lidhje me masat kufizuese Bino u shpreh se kjo varet nga situata. “Shtrëngimi i masave do të jetë në varësi të situatës dhe vendoset nga komiteti. E rëndësishme është që filloi procesi i vaksinimit. Por qytetarët duhet të respektojnë masat”, tha Bino.

The post Silva Bino shpjegon procesin, kur pritet të fillojë vaksinimi i popullatës së gjerë appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...