Situata në botë/ 1900 viktima nga koronavirusi në SHBA, Kina drejt normalitetit

Britani e Madhe, mbi 120,000 teste për Covid-19 brenda një dite

Britani e Madhe, mbi 120,000 teste për Covid-19 brenda një dite

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara pozitivë me koronavirusi në gjithë botën është rreth 3.3 milionë, kurse numri i përgjithshëm i viktimave është në pragun e 240 mijë.

Raportohet se në SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 1883 vdekje nga infeksioni i Covid. Në total janë 64 700 viktimash që nga fillimi i pandemisë, kurse numri i përgjithshëm i rasteve të testuar pozitiv nga Covid është 1.103.781.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit Kina raportoi vetëm 1 rast të ri infeksioni nga koronavirusi. Rasti i ri u konstatua në Ëuhan, epiqendra e pandemisë.

Sipas autoriteteve kineze, nuk ka pasur vdekje të lidhura me pandeminë që nga dje dhe 43 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.

Në total, infeksionet e konfirmuara janë 82.875, me 4633 vdekje, ndërsa rastet aktive janë 557.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !