S’ka të lënduar nga shpërthimi i bombolës në kryeqytet

Presidentja Osmani: Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi

Nuk ka asnjë të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi në vendin ku po ndërtohet parkingu nëntokësor në Prishtinë.

Shpërthimi ka ndodhur më parë derisa po punohej ndërsa është dëgjuar në zonën përreth këtij lokacioni, kanë treguar disa dëshmitarë.

Presidentja Osmani: Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi

Ndërsa punonjës në këtë vendpunishte në oborrin e Universitetit të Prishtinës kanë konfirmuar KosovaPress-it se nuk ka asnjë të lënduar si pasojë e këtij shpërthimi dhe se nuk i dinë shkaqet e këtij shpërthimi.

Aktualisht në vendin ku po ndërtohet parkingu nëntokësor punimet po vazhdojnë normalisht.